Ekspertët gjermanë: Personat nën moshën 60 vjeç nuk duhet ta marrin dozën e dytë të AstraZenecas

STIKO

Komisioni gjerman i vaksinës, i njohur si STIKO, ka rekomanduar të enjten që personat nën moshën 60 vjeç nuk duhet ta marrin edhe dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.

VIDEO:

Sipas STIKO-s, personat nën këtë moshë duhet të marrin dozën e dytë nga ndonjë prodhues tjetër i vaksinave.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania kishte deklaruar se vetëm njerëzit në moshën 60 vjeçare ose edhe më të vjetër duhet ta marrin vaksinën AstraZeneca. Ky shtet pati deklaruar se do të bënte një rekomandim më vonë lidhur me personat më të ri në moshë të cilët tashmë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sipas STIKO-s, nuk ka evidencë shkencore në sigurinë e dy dozave të vaksinës AstraZeneca.

“STIKO rekomandon që njerëzit nën moshën 60 vjeçare, në vend se të marrin dozën e dytë të AstraZenecas, duhet të marrin një dozë të vaksinës mRNA, pas 12 javësh nga doza e parë”, ka deklaruar STIKO.

Vaksinimi mRNA përfshinë edhe vaksinat e Pfizer – BioNTech dhe Modernan.