Eksperti amerikan: Vuçiq duhet të kërkojë falje dhe të heqë emrin e “Kasapit të Bosnjës” nga rruga

<!–

–>

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë cite më parë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq emëroi një rrugë në Beograd me emrin Ratko Mlladiç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid.

VIDEO:

Ai thotë se Serbia nuk ka të ardhme të ndritshme me këtë mentalitet politik.

“Vite më parë, Presidenti serb Alexandar Vuçiç emëroi një rrugë në Beograd me emrin Ratko Mlladiç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid (dënimi i të cilit sapo u mbështet nga një gjykatë në Hagë). Nuk ka të ardhme të ndritshme për Serbinë me këtë mentalitet politik”, ka shkruar Ben-Meir në një postim në Facebook.

Ai thotë se Vuçiq duhet të kërkojë falje dhe të heq emrin e “Kasapit të Bosnjës” nga rruga.

“Vuçiq duhet të kërkojë falje dhe të heqë emrin e ‘Kasapit të Bosnjës’ nga rruga”.

Dy ditë më parë, Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm. Leximi i vendimit ndaj tij zgjati rreth një orë.

Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit.