Ekspozoi nga afër të pasmet por nuk është e gjitha, Khloe Kardashian merr vëmendje me tjetër detaj

Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ndezi spekulime se është fejuar.

VIDEO:

36 vjeçarja publikoi një imazh duke promovuar linjën e saj të re të këpucëve “Good American.

Ajo u komentua për pozën e saj joshëse që kishte marrë duke venë në pah të pasmet nga afër por unaza me një guri të çmueshëm në dorën e saj mori vëmendje.

Ndjekësit aluduan se është fejuar me partnerin e saj Tristan Thompson me të cilin kanë edhe një vajzë. Ka muaj që çifti kanë përmirësuar marrëdhënien e tyre pasi Khloe ishte ajo e cila e ka falur të dashurin pasi ai e ka tradhtuar dy herë radhazi.

Siç duket, çifti i kanë kaluar krizat në lidhjen e tyre dhe tashmë kanë marrë një hap të rëndësishëm duke u fejuar.