El Clasico pë herë të parë në Riad: Tri gjëra interesante për super ndeshjen Barcelona-Real Madrid

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës të mërkurën mbrëma, në atë që do të jetë El Clasico e dytë e luajtur jashtë Spanjës.

Formati i ri i Superkupës e sheh ndeshjen të luhet në Arabinë Saudite dhe kjo ndeshje është hera e parë që një El Clasico do të luhet jashtë shtetit si ndeshje zyrtare.

Në El Clasico e parë të sezonit, Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 në Camp Nou në tetor 2021.

Golat nga David Alaba dhe Lucas Vazquez i dhanë Los Blancos dy gola epërsi përpara se të vinte një gol ngushëllues për Blaugranët me Sergio Agueron.

VIDEO:

Nga Spanja në Arabinë Saudite

Real Madridi dhe Barcelona janë përballur me njëri-tjetrin pothuajse në çdo kompeticion zyrtar, por ata kanë luajtur gjithashtu edhe ndeshje miqësore në 33 raste.

Vitet e fundit ata janë përballur me njëri-tjetrin edhe jashtë vendit, duke treguar se sa i rëndësishëm është rivaliteti në të gjithë botën.

Në 2017, El Clasico shkoi në Miami në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve, me Barcelonën që mundi Real Madridin 3-2. Tani dy gjigantët do të përballen mes veti në Riad, Arabinë Saudite, për një vend në finalen e Superkupës së Spanjës.

Harrojeni diferencën me pikë

Edhe pse Real Madridi aktualisht mburret me një avantazh prej 17 pikësh ndaj Barcelonës në krye të La Liga, historia tregon se diferenca në tabelë bën pak për të përcaktuar rezultatin e një ndeshjeje El Clasico .

Në sezonin 2002/03, Los Blancos kishin një epërsi prej 24 pikësh ndaj Blaugranave, por mundën vetëm të barazonin 1-1 në El Clasicon e dytë të sezonit në prill 2003.

Pra të parashikosh rezultatin e një El Clasico është e vështirë, dhe ndeshja që zhvillohet në Arabinë Saudite nuk bën përjashtim.

Një El Clasico ndryshe

Kur Real Madridi dhe Barcelona përballen në Spanjë, mjedisi i krijuar në stadiume dhe nga media në përgatitjen para ndeshjes është ndryshe nga çdo rivalitet tjetër në botë.

Megjithatë, duke pasur parasysh natyrën unike të këtij El Clasico të radhës, do të jetë ndryshe nga ato që janë zhvilluar më parë.

Ende nuk dihet se si do të jetë atmosfera në Riad. Po ashtu edhe kushtet e ndryshme të motit janë një faktor që si Carlo Ancelotti ashtu edhe Xavi Hernandez do të duhet të marrin në konsideratë. /Telegrafi/

The post El Clasico pë herë të parë në Riad: Tri gjëra interesante për super ndeshjen Barcelona-Real Madrid appeared first on Telegrafi.