El Salvador bëhet vendi i parë në botë që e pranon Bitcoinin si mjet pagese

El Salvador është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar Bitcoinin si mjet ligjor për pagesa.

Një shumicë prej 62 nga 84 ligjvënës kanë miratuar Projektligjin, cili ishte propozuar javën e kaluar, përcjell Telegrafi.

VIDEO:

“Ligji i Bitcoinit sapo është miratuar nga një shumicë e kualifikuar në Asamblenë e Salvadorit”, njoftoi të mërkurën presidenti i vendit Nayib Bukele.

Ligji kaloi me mbështetjen e aleatëve të Bukele pavarësisht partive të pakicës së opozitës – të cilët kishin kritikuar shpejtësinë e votimit – duke refuzuar ta mbështesin atë.

Para votimit, Bukele tha se miratimi i kriptovalutës si mjet pagese do të sillte “mbështetje financiare, investime, turizëm, inovacion dhe zhvillim ekonomik” në vend. /Telegrafi/

The post El Salvador bëhet vendi i parë në botë që e pranon Bitcoinin si mjet pagese appeared first on Telegrafi.