Elegantë dhe shik, deputetët e Kuvendit të Kosovës me kujdes të shtuar në paraqitjet e tyre në seancën pleanre

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot (e premte) për të mbajtur Seancën Pleanre.

Deputetët e rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, janë paraqitur në hyrje të Kuvendit.

Të veshur me elegancë, secili prej tyre paraqiti stilin e vet unik në hollin e Kuvendit, ndërsa drejtoheshin drejt sallë kryesore.

Vëmendja më e madhe drejtohej nga deputetet ferma, të cilat i kishin kushtuar kujdes të veçantë paraqitjes në këtë ditë të rëndësishme, ku do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Telegrafi ju sjell disa prej paraqitjeve më tërheqëse të deputetëve përgjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës:

VIDEO:

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, Adelina Gracina e Floretë Zejnullahu morën vëmendje që në hyrje të Kuvendit, me paraqitjen  e tyre elegante, ku secila nga to kishte zgjedhur një kostum serioz, kryesisht nën kombinimin e ngjyrave kuq dhe zi.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ndërkohë, deputet e Lidhjes Demokratike të Kosovës i kishin kushtuar gjithashtu kujdes të shtuar dukjes, duke u paraqitur me kostume klasike të zeza, kryesisht në stilin uniform te të gjithë deputetët meshkuj të kësaj partie.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

E natyrisht, ajo që gjithmonë rrëmben vëmendjen më të madhe e nuk kalon pa u vënë re është deputetja e komunitetit boshnja, Duda Balje, e cila shpesh komentohet për paraqitjet e saj.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Balje u shfaq e veshur me një fund ngjyrë të hirtë, kombinuar me një bluzë të bardhë e sako ngjyrë ulliri, e që në tërësi i përshtateshin më së miri stilit të saj prej një biondeje të theksuar.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Deputetja e PDK-së, arkitektja e njohur Eliza Hoxha dukej gjithashtu në stilin e saj ,e veshur me një kostum blu me sako me dizajnë katrorësh simetrik, që kombinoheshin mjaft mirë me flokët e saj të kuqe. Ndërkohë, kolegia e saj, Ganimete Musliu zgjodhi një kostum të zi elegant, teksa mjaft shik dukej edhe deputeti nga Gjakova, Hajdar Beqa, i veshur me një kostum të zi, kombinuar me këmishë të bardhë dhe një kravatë ngjyrë vjollcë.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Anash nuk mbeten as deputetet e AAK-së, Albena Reshitaj, Timë Kadrijaj e Albana Bytyqi, tëcilat i kishin kushtuar mjaft kujdes paraqitjes së sotme.

Reshitaj kishte zgjedhur që në seancën plenare të paraqitjem e një kostum ngjyrë oker, Bytyqi me një stil klasik në ngjyrën blu të errët, teksa deputetja nga Deçani, Timë Kadrijaj, ishte veshur me një fustan blu të shkurtër, kombinuar me një sako të hirtë. /Telegrafi/

The post Elegantë dhe shik, deputetët e Kuvendit të Kosovës me kujdes të shtuar në paraqitjet e tyre në seancën pleanre appeared first on Telegrafi.