Elgit Doda për konkurrentët e “Për’puthen”: “Degjenerimi ka kaluar kufijtë!”

Deri më tani, shumë nga konkurrentët e “Për’puthen”, kanë debutuar në muzikë. Kjo të lë përshtypjen që shumë nga ata iu bashkuan formatit për të bërë emrin e tyre të njohur për publikun, dhe për të krijuar kështu një bazë mbështetësish, që si rrjedhojë do të mbështetnin edhe muzikën e tyre, njofton Insajderi.

Ajo që erdhi si më çudi është kënga e Shkëlqimit dhe Luljetës, të dy nga “Për’puthen 40”, të cilët lansuan këngën e tyre debutuese. Ajo mban titullinS’ta jap” dhe është shoqëruar me videoklip.

Një pjesë e madhe e publikut gjykuan konkurrentët për moshën dhe tekstin banal të këngës.

VIDEO:

Nëse nuk e keni dëgjuar deri më tani, më poshtë mund të gjeni këngën dhe videoklipin.

[embedded content]

Në mesin e atyre që kritikuan bashkëpunimin është dhe kantautori, Elgit Doda i cili e cilësoi si degjenerim.

Elgit ka postuar një pjesë të këngës në Instastory dhe përkrah ka shkruar se degjenerimk ka kaluar kufijtë teksa me ironi i ka bërë thirrje Edi Ramës ta lejojë të jetë dy ditë kryeministër.

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.-ka shkruar ai.

Po ashtu, producenti i njohur i ka bërë thirrje produksionit të Për’puthen dhe Top Channel të seleksionojë personat që marrin pjesë në emision, duke vijuar më tej: “Mos na sillni llumin e shoqërisë që mendon se me një të dalë në TV mund të arrijë gjithçka.” /Insajderi.com