Eliza Hoxha zbulon nëse do të jetë pjesë e qeverisjes në Prishtinë

<!–

–>

Hoxha tregon detaje nga marrëveshja në Prishtinë, zbulon nëse do të jetë pjesë e qeverisjes.

VIDEO:

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha ka thënë se nuk do të jetë pjesë e qeverisjes në kryeqytet. Tha se do të vazhdojë punën në Kuvendin e Kosovës derisa ka treguar pjesë të marrëveshjes me LDK’në.

Komentet Hoxha i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Nuk do të jem pjesë e qeverisjes”, tha Hoxha.

“Por nëse kish qenë Urani kryetar unë as që e kisha diskutuar”, shpjegoi ajo.

Hoxha ka folur rreth marrëveshjes për Prishtinën, duke thënë se do të udhëheqin me Drejtorinë e Arsimit, Kulturës dhe Shërbimet Publike.

Tha se pritet që PDK të ketë pesë drejtori.

“Kanë qenë disa boshte të drejtorive që meqenëse ne s’e kemi pushtetin kemi menduar se përmes tyre mundemi me i kanalizu punët”, tha Hoxha.

“Sfida më e madhe ka qenë Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës”, shpjegoi ajo.