Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është bërë nënë për herë të tretë.

Bukuroshja e njohur ka bërë të ditur lajmin e ëmbël përmes një postimi në Instagram, ku edhe ka ndarë një imazh me të birin.

VIDEO:

Teksa mbante djalin në krahë, modelja i ka bërë edhe një dedikimi emocional, ndërsa edhe ka zbuluar emrin e djalit.

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

“Djali im është këtu. Sha Yosef Nazarian. Zemra ime është plotë. Njeriu im i vogël, tashmë më keni mësuar kaq shumë gjëra.Nuk kishte të bënte me atë se kur do të lindje, ishte kur donit të vinit dhe më mësuat se në jetë asgjë nuk jepet kur e dëshironi, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, ka shkruar Emina në postimin e saj.

Kujtojmë që Emina është e martuar me Sam Nazarian, çifti janë prindër edhe të dy vajzave. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

The post Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë appeared first on Telegrafi.