Eni Koçi flet për diferencën e madhe në moshë me Gencin dhe raportet që ka me djalin e tij nga martesa e parë

Çifti i njohur shqiptar Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë ndër ato çiftet që kanë diferencë dyshifrore në moshë.

Genci është plot 15 vite më i madh se Eni, por kjo nuk i ka penguar dyshen që jenë bashkë, përkundër faktit që mund të ketë pasur komente të ndryshme nga njerëzit mbi këtë çështje.

Ka qenë këngëtarja nga Shqipëria ajo e cila së fundmi e pyetur nga një ndjekëse rreth diferencës së madhe në moshë dhe për paragjykimet, i është përgjigjur duke i thënë se këtë fakt “nuk e sheh ti tabu ose të tepruar”.

VIDEO:

“Pika e parë, jeto për veten tënde dhe bëj atë që ta ndjen ty zemra se goja e njerëzve nuk mbyllet kurrë. 1 jetë kemi dhe çdo njeri duhet ta jetojë ashtu siç ja do zemra. Në rastin tim, diferencën time me Gencin nuk e konsideroj tabu dhe as të tepruar. Por dhe nëse do ishte, është çështja jonë dhe jo e njerëzve. Personalisht, e gjykoj që pjekuria e mashkullit sjell edhe qetësinë dhe lumturinë e femrës”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

Foto: Eni Koçi/InstaStory

E njëjta është pyetur më pas edhe për raportin që ka me djalin e Gencit nga martesa e parë, duke u shprehur se marrëdhënia mes tyre është e shkëlqyer.

“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”, ka shkruar Eni.

Foto: Eni Koçi/InstaStory

Eni dhe Genci përndryshe prej vitesh janë zhvendosur së bashku në Kosovë për të jetuar. /Telegrafi/

The post Eni Koçi flet për diferencën e madhe në moshë me Gencin dhe raportet që ka me djalin e tij nga martesa e parë appeared first on Telegrafi.