Enkeleda Kapedani u pezullua për videot në TikTok, Matilda Fetahu zgjidhet në krye të Gjykatës së Elbasanit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka komanduar në krye të Gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetahu. Vendimi ka ardhur pas pezullimit nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila pas publikimit të disa videove në aplikacionin TikTok, u largua nga kjo detyrë duke ju nënshtruar një procesi të hetimit disiplinor.

Përzgjedhja e Fetahut, është bërë nëpërmjet një votimit të vjetër nga vetë gjyqtarët e Elbasanit, ku në garë për postin e kryetarit të gjykatës, në periudhën 30 shtator 2020 garonin gjyqtarja Pajtime Fetahu, Matilda Fethau dhe Enkeleda Kapedani.

Në fund të votimit ka qenë gjyqtarja Kapedani dhe Matilda Fetahu, që kanë mundur të marrin më shumë vota se kolegia e tyre. Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetahu ka marrë 4 vota, ndërsa Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.

VIDEO:

Gjyqtarja e 'TikTok'-ut, Enkeleda Kapedani përlotet para Këshillit të Gjyqtarëve Gjyqtarja e 'TikTok'-ut, Enkeleda Kapedani përlotet para Këshillit të Gjyqtarëve

Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu. Por, tetë muaj nga marrja e detyrës, Kapedani përfshihet në një skandal në rrjetet sociale duke publikuar video në TikTok dhe shfaqet mjaft estravagante dhe kryen gjeste të pahijshme për një gjyqtare. Disa nga këto video ku gjyqtarja dallohet qartë që kryen modeling në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, u bënë virale në internet duke sjellë pezullimin nga detyra të saj.

Kjo e fundit kërkoi ndjesë publike dhe i kërkoi anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor që të hetonin mirë rastin, duke mos e bërë “kokë turku”, për shkak të ndikimit të klikimeve dhe krimit të organizuar.

Por pavarësisht shfajësimit të saj dhe ndjesës publike, gjyqtarja Kapedani pak ditë më parë u pezulluar nga KLGJ, e cila tashmë ka hapur një proces të thelluar disiplinor. Kapedani nuk ka kundërshtuar vërtetësinë e këtyre videove, por ka pretenduar se atom und të jenë hedhur në rrjetet sociale nga fëmijët e saj. /Ora News/

The post Enkeleda Kapedani u pezullua për videot në TikTok, Matilda Fetahu zgjidhet në krye të Gjykatës së Elbasanit appeared first on Telegrafi.