Enrique kërkon vaksinimin e lojtarëve të tij

Spanja është njëra ndër kombëtaret që është prekur nga COVID-19, pak ditë para se të filloj kampionati evropian, shkruan Insajderi.

Sergio Busquets dhe Marcos Llorente janë në izolim, ndërsa trajneri spanjoll, Luis Enrique, i trembet përhapjes së infektimit me Coronavirusit gjatë këtij turneu.

VIDEO:

Ndaj së fundmi, tekniku spanjoll ka kërkuar që lojtarët e tij të vaksinohen sa më shpejtë.

“Në rast se do të arrinim një akord, do të më pëlqente që lojtarët të vaksinoheshin sa më shpejtë të ishte e mundur. Do të më bezdiste shumë që të mos kisha mundësinë të mbështetesha te një futbollist, por deri tani nuk kemi konfirmime për një datë vaksinimi”, është shprehur Enrique.

Spanja gjendet në grupin D në EURO 2020, së bashku me Gjermaninë, Zvicrën dhe Suedinë.

Ndeshjen e parë të evropianit “La Roja” e zhvillon më 14 qershor përball Suedisë./insajderi.com