Enver Dugolli liron detyrën e zv.ministrit, bëhet deputet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij.

VIDEO:

“Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dugolli ishte emëruar në këtë pozitë javën e kaluar. Theksojmë se Qeveria Kurti ka 15 ministri, ku Ministrinë e Mbrojtjes e udhëheq Armend Muja. /Telegrafi/

The post Enver Dugolli liron detyrën e zv.ministrit, bëhet deputet appeared first on Telegrafi.