Enver Dugolli tërhiqet nga posti i zëvendësministrit për t’u bërë deputet

Zv/ministri i Mbrojtjes

Enver Dugolli ka dhënë dorëheqje nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, pasi ka vendosur të ushtrojë detyrën e deputetit, pas ndryshimit të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

VIDEO:

Dugolli s’kishte arritur të siguronte ulëse fillimisht në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Pasi lista prej 58 kandidatëve të VV-së ndryshoi me disa emra që shkuan për poste qeveritare, duke u bazuar në kriterin gjinor Dugollit iu pamundësua që të bëhej deputet.

Megjithatë, me një aktgjykim të ri të Gjykatës Kushtetuese me të cilin u vendos se ky kriter s’duhet të vlejë nëse një parti tashmë ka mbi 30 për qind deputete në listë, Dugolli u konfirmua deputet i ri në Kuvend.

Dugolli pritet të betohet si deputet i ri të premten, më 2 prill.