Enver Hoxhaj në Berlin, takohet me këshilltarin e Merkelit

Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar në Berlin ku ka treguar se është takuar me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Angela Merkel.

VIDEO:

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pas kancelares Angela Merkel, nuk kishte njeri në Berlin me aq ndikim politik dhe mbështetje për Kosovën, Shqipërinë e Ballkanin se sa Christoph Heusgen.

“Derisa Angela Merkel-it i kanë mbetur edhe pak ditë në zyrë, sot në Berlin e takova për ta falenderuar, Christoph Heusgen, këshilltar për politikë të jashtme dhe ambasador i Gjermanisë në OKB.”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje ka thënë se i është mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës dhe miqësinë personale që 20 vite.

“Disa njohje, disa anëtarësime në organizata, disa paragrafe të MSA-së dhe marrëveshje me Serbinë e kanë vulën personale të tij! Mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës dhe miqësinë personale për 20 vite!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.