Era Istrefi me menaxher të ri

Menaxheri i kërkuar në industrinë muzikore, Hajriz Bajrami, ka arritur marrëveshje menaxhimi me këngëtaren e mirënjohur me famë botërore, Era Istrefi.

Ka një kohë që Era nuk ka publikuar projekte muzikore në tregun shqiptar, si edhe në atë botëror.

Tani nën menaxhimin e Bajramit, i cili është bërë i njohur me sukseset me DJ Regard, pretendon suksese të niveleve botërore edhe me këngëtaren e famshme.

VIDEO:

Foto: Era Istrefi dhe Hajriz Bajrami

Istrefi ndër artistet më të njohura shqiptare, si dhe në tregun ndërkombëtar me këngën e saj BonBon, projekt i cili numëron dy miliard dëgjime në gjitha kanalet muzikore.

Artistja së fundi ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi ku shihet në studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është gati për tu rikthyer pas një pauze të gjatë.

Era Istrefi gati për rikthim, vazhdon punën në studion muzikore Era Istrefi gati për rikthim, vazhdon punën në studion muzikore

Kujtojmë që Era kishte shënuar një sukses tjetër botëror, kur bashkoi forcat me Will Smith dhe Nicky Jam për të sjell këngën për kampionatin botëror të futbollit në vitin 2018, treshja po ashtu performuan në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit “Rusi 2018”. /Telegrafi/

The post Era Istrefi me menaxher të ri appeared first on Telegrafi.