Era Istrefi vazhdon të publikojë poza të tjera atraktive në bikini nga pushimet në Shqipëri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke vazhduar t’i shijojë pushimet verore.

Ajo bashkë me motrën e saj dhe shoqërinë kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacion këtë vit për pushime, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga momentet e këndshme që po kalon atje.

Era publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga plazhi, ku shfaqej mjaft atraktive në bikini.

VIDEO:

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Ajo vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, ndërsa qëndronte e ulur mbi një shkëmb.

Era Istrefi josh me dukjen në fotografitë e reja, ndërsa vë në pah fizikun e formësuar Era Istrefi josh me dukjen në fotografitë e reja, ndërsa vë në pah fizikun e formësuar

E veshur me një palë bikini ngjyrë ari me shkëlqim, Istrefi ruajti mjaft mirë modestinë e saj, ndërsa në duar mbante telefonin e saj.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Era përndryshe ka kohë që po i mungon publikut në aspektin e prurjeve të reja muzikore, megjithatë fansat ende nuk i kanë humbur shpresat për një projekt të ri muzikor nga ajo së shpejti.

Kënga e fundit e saj mbetet “No Maybes” e publikuar vitin e kaluar, në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. /Telegrafi/

 

The post Era Istrefi vazhdon të publikojë poza të tjera atraktive në bikini nga pushimet në Shqipëri appeared first on Telegrafi.