Erdogan kërkon që të punohet për njohjen e Kosovës

Presidenti turk

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.

VIDEO:

“Ne përpiqemi të krijojmë kontakte të nivelit të lartë me vende të ndryshme, me në krye Azerbajxhanin. Ne do t’i vazhdojmë këto. Ne bëjmë punë të ngjashme kudo që ka viktima dhe të shtypur. Për Kosovën e duam të rrisim numrin e njohjeve, i cili aktualisht është 114, edhe më shumë”, tha Erdogan sipas TRT.

Ai tutje shtoi se për njohjen e Kosovës do të diskutoj edhe me presidentin e SHBA’së, Joe Biden.

“Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ia propozoj këtë atyre“, u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan.