Ermal Panduri për mbjelljen e flokëve: E hoqa një kompleks që kisha

Ermal Panduri

Trendit të mbjelljes së flokëve nuk i ka shpëtuar as Ermal Panduri, moderatori i njohur televiziv në vend, i cili tha se me këtë akt ka hequr një kompleks personal.

VIDEO:

Në një deklarim për klinikën private në të cilën ka kryer transplantin e flokëve, Panduri ka thënë se mbjellja e flokëve ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë.

“Një kompleks që e kam pasë e që pa fibra asnjëherë nuk keni mund me më pa, unë kam pasur nevojë për këtë transplant sepse vazhdimisht qelet në kokë i kam mbuluar me fibra. Kësisoj, ky është një nga vendimet më të mira që kam marrë”, ka thënë Panduri.

Drejtuesi i emisionit Debat Plus, është shfaqur me flokë të mbjella të hënën, në paraqitjen e parë televizive për këtë vit.

Panduri, në fund të vitit të kaluar njoftoi largimin e tij nga drejtimi i RTV Dukagjinit.

Megjithatë, në një njoftim publik, ai bëri të ditur se do të mbesë autor dhe moderator i emisionit “Debat Plus”.