Esktradohet nga Kosova për Bosnjë dhe Hercegovinë, i dyshuari për vrasje në Sarajevë

Një person është ekstraduar të enjten nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë pasi dyshohet për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

VIDEO:

“Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

Ajo tutje është shprehur se ky rast përbën sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike.

“Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal”./Insajderi.com