Espanyoli pret Atletico Madridin, formacionet zyrtare

Atletico Madrid ka udhëtuar drejt Barcelonës për ta zhvilluar xhiron e katërt të La Ligës, ku për kundërshtar do ta ketë Espanyolin.

Dy skuadrat e kanë nisur këtë edicion me formë të kundërt, me vendasit që ende nuk e kanë shijuar fitoren pas tri xhirove.

Espanyol ka marrë dy barazime dhe ka pësuar një humbje, derisa madrilenët kanë triumfuar në dy takime dhe në një tjetër kanë barazuar.

VIDEO:

Vendasit synojnë fitoren e parë këtë edicion, derisa Los Colchoneros duan të rikthehen te fitoret pas barazimit 2-2 xhiron e kaluar me Villarrealin.

Ylli shqiptar, Keidi Bare është në bankën e Espanyolit, derisa për mysafirët nga minuta e parë debuton Antoine Griezmann.

Formacionet zyrtare:

Espanyol: Diego Lopez, Gil, Calero, Cabrera, Pedrosa, Darder, Morlanes, Melendo, Embarba, Aleix, Rdt.

Atletico Madrid: Oblak, Trippier, Savic, Felipe, Hermoso, Carrasco, Koke, Llorente, Correa, Griezmann, Suarez.

/Telegrafi/

The post Espanyoli pret Atletico Madridin, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.