Eurodeputeti austriak për Kurtin: Jam i lumtur që një politikan në Kosovë punon për çështjet e brendshme

Shefi i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka vlerësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për fokusimin në çështjet e brendshme.

Kurti vendosi dialogun me Serbinë si prioritetin numër katër të qeverisjes së tij – duke thënë se do të orientohet më shumë në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës dhe menaxhimin e pandemisë.

VIDEO:

“Unë mendoj se Kurti ka të drejtë. Ju së pari duhet t’ua dorëzoni njerëzve tuaj në shtëpi, dua të them kryesisht reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në të kaluarën, këto biseda u përdorën si një justifikim nga politikanët që për shkak të dialogut nuk mund të bënin asgjë në shtëpi dhe tani jam i lumtur që ka një politikan në Kosovë që punon për çështjet e brendshme”, tha Shieder për portalin në gjuhën serbe Kosovo Online.

Ndërsa, të enjten kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkoi nga kryeministri i Kosovës angazhim për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Albin Kurti gjatë kohës sa ishte opozitar ka kritikuar qasjen sesi Prishtina bënte dialog me Serbinë. /Insajderi.com