Eurodeputeti: Duhet të liberalizohen vizat për Kosovën

Euro-deputeti austriak, Lukas Mandl, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të liberalizojë vizat për Kosovën.

Këtë koment ai e dha në pesë vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

VIDEO:

“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar Mandl në Twitter.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes për në zonën “shcengen”. /Insajderi.com