Euroskeptikët kërkojnë referendum për adoptimin e valutës euro nga Kroacia

Partia Hrvatski Suverenisti po kërkon të grumbullojë nënshkrime në një përpjekje për të detyruar një referendum nëse duhet të adoptohet euro si monedhë e Kroacisë.

Euroskeptikët të cilët kanë katër deputetë në parlamentin kroat me 151 vende dhe disa aleatë të vegjël të krahut të djathtë, duhet të grumbullojë nënshkrime miratuese nga 10 për qind e elektoratit apo rreth 370 mijë njerëz.

Qeveria e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviq, po punon për të arritur miratimin e euros nga fillimi i vitit 2023 dhe shpreson të marrë miratimin nga Eurozona në gjysmën e parë të vitit 2022.

VIDEO:

Plenkoviq thotë se adoptimi i euros do të largonte rrezikun e monedhës, do të reduktonte normat e interesit, do të përmirësonte vlerësimin e kredisë së vendit dhe do të hapte rrugën për më shumë investime në një ekonomi të dominuar nga turizmi.

Vendosja e figurës së Nikola Teslas në valutën e euros - vazhdon përplasja ndërmjet krerëve shtetëror të Kroacisë dhe Serbisë Vendosja e figurës së Nikola Teslas në valutën e euros – vazhdon përplasja ndërmjet krerëve shtetëror të Kroacisë dhe Serbisë

Sipas një sondazhi të opinionit publik, pak më shumë se 60 për qind e votuesve favorizojnë miratimin e monedhës së përbashkët, e cila përdoret nga 19 nga 27 anëtarët e BE-së.

Qeveria thotë se një referendum nuk është i nevojshëm, duke argumentuar se kroatët e kanë pranuar tashmë një monedhë të përbashkët kur votuan në një referendum për t’u bashkuar me BE-në gati një dekadë më parë. /Telegrafi/

The post Euroskeptikët kërkojnë referendum për adoptimin e valutës euro nga Kroacia appeared first on Telegrafi.