Evertoni e mposht Liverpoolin në “Anfield Road”, kampionët në krizë të thellë në kampionat

Evertoni ka fituar nga Liverpooli në “Anfield Road” me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 25-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi shumë mirë për Evertonin, që arritën të shënon që në minutën e tretë.

Një goditje shumë e bukur e Richarlison nga brenda zonës pas një asistimi të bukur nga James Rodriguez përfundoi në rrjetën e Liverpoolit (1-0).

VIDEO:

Rastin e vetëm në pjesën e parë Liverpooli e kishte me Jordan Henderson, por që Jordan Pickford ishte në vend.

 

Në pjesën e dytë sërish Evertoni rrezikoi i pari me Richarlison, që shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 82-të, Evertoni fitoi penallti, ndërsa Gylfi Sigurdsson ishte i saktë nga pika e bardhë, duke e mposhtur Alissonin (2-0).

Me këtë fitore Everton barazon pikët me Liverpooli nga 40, duke mbajtur pozitat gjashtë dhe shtatë. /Telegrafi/

function resetIframeHeight(o) { o.style.height = o.contentWindow.document.documentElement.scrollHeight + ‘px’; }

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Evertoni e mposht Liverpoolin në “Anfield Road”, kampionët në krizë të thellë në kampionat appeared first on Telegrafi.