Evertoni mori fitoren e parë në “Afield Road” që nga viti 1999 – Liverpooli drejt rekordeve negative

Everton thelloi problemet e Liverpoolit në luftën e tyre për të mbrojtur titullin e kampionit në Ligën Premier.

Evertoni fitoi me rezultat 2-0 në Anfield, që ishte herë e parë që nga viti 1999, ku në atë botë kishin fituar 1-0.

VIDEO:

Sa i përket Liverpoolit është ecuria më e keq në shtëpi që nga viti 1923 (katër humbje radhazi), ndërsa skuadra e Jürgen Klopp ka mbetur prapa për 16 pikë ndaj Manchester Cityt.

Liverpooli në vitin 2021 ka marr vetëm dy fitore, ndërsa në gjashtë ndeshje si vendas ka shënuar vetëm një herë.

Sa i përket Evertonit, ata thyen edhe një statistikë tjetër të keqe, sepse nuk kishin mposhtur asnjëherë Liverpoolin që nga viti 2010.

Zhgënjimi i vetëm për ekipin e Carlo Ancelotti ishte që nuk kishte asnjë tifozë në shtëpinë e rivalit të tyre më të madh, për shkak të pandemisë, për të festuar këtë triumfin historik për ta.

Richarlison në minutën 3-të edhe Gylfi Sigurdsson në minutën e 83-të i shënuan golat në këtë fitore. /Telegrafi/

The post Evertoni mori fitoren e parë në “Afield Road” që nga viti 1999 – Liverpooli drejt rekordeve negative appeared first on Telegrafi.