Facebook po përgatit një orë inteligjente me dy kamera

Facebook është duke zhvilluar orën e parë inteligjente, e cila do të shfaqet në verën e vitit 2022.

Ora inteligjente do të ketë dy kamera dhe do të jetë në gjendje të shkëputet nga byzylyku për të marrë fotografi dhe për të regjistruar klipe, dhe më pas të ndahet përmes aplikacioneve të Facebook duke përfshirë Instagram.

VIDEO:

Kamera në pjesën e përparme të orës është menduar kryesisht për të bërë thirrje video, ndërsa kamera e pasme me fokus automatik (1.080p) mund të përdoret për të regjistruar kur shkëputet nga kutia në një dore të bërë prej çeliku inox. Facebook gjithashtu dëshiron që kompanitë e tjera të prodhojnë pajisje shtesë për të lidhur kamerën me gjëra të ndryshme si çantat e shpinës, raporton theverge.

Ideja është që të motivojmë përdoruesit të përdorin orë inteligjente, si dhe telefona inteligjentë dhe e gjitha është pjesë e planit të CEO të Facebookut, Mark Zuckerberg për të prodhuar më shumë pajisje që “anashkalojnë” Apple dhe Google, dy platforma dominuese të lëvizshme që kontrollojnë kryesisht aftësinë e Facebook për të arritur tek njerëzit.

Apple ka pozicionuar në mënyrë agresive veten si një mbrojtës i privatësisë duke kufizuar llojet e ndryshme të të dhënave që mbledhin aplikacione si Facebook, ndërsa Facebook është i lidhur me skandale të ndryshme në lidhje me përdorimin e të dhënave të përdoruesit.

Ora do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm në të bardhë, të zezë dhe të artë dhe do të kushtojë rreth 400 dollarë. /Telegrafi/

The post Facebook po përgatit një orë inteligjente me dy kamera appeared first on Telegrafi.