Falet Kurban Bajrami

Nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës është falur Kurban Bajrami.

Kjo është një festë në fenë islame përfaqëson solidarizim dhe përkrahje sociale.

VIDEO:

Përpos therjes së kurbanëve dhe shpërndarje së mishit me të tjerët, në këtë kohë është duke ndodhur edhe rituali në Meke ( haxhi, si njëra nga pesë shtyllat e Islamit).

Sipas praktikave fetare, gjatë kësaj feste është e rekomandueshme që të vizitohen të afërmit.

Historia e kurbanit daton që nga profeti Ibrahim, i cili sipas doktrinës islame kishe pranuar ta sakrifikonte birin e tij profetin Ismail, për ta ploësuar një kërkesë të Zotit.

Gjithmonë sipas fesë, Zoti nuk e kishe lejuar këtë, i kishte dërguar kafshën për ta prerë – në formë mirëjohje për vullnetin e tij.

Kujtojmë se gjatë kësaj feste nuk do të ketë kufizime shtesë anti-COVID.

Vitin e kaluar nuk janë falur bajramet në xhami shkak i kufizimeve kundër Coronavirusit. /Insajderi.com