Fatih Terim shkarkohet nga Galatasaray, në vend të tij krahu i djathtë i Guardiolas për shume vite

Fatih Terim nuk do të jetë më trajneri i Galatasarayt, ndërsa në vend të tij është vënë tekniku spanjoll Domenec Torrent.

Klubi Galatasaray ka lëshuar dje një mesazh falënderues për trajnerin Fatih Terim, kur edhe i ndanë rrugët.

VIDEO:

Trajneri i njohur turk u largua pas një nisje shumë të keqe të sezonit, ku Galatasaray aktualisht është në pozitën e 12-të me vetëm 27 pikë, plot 22 më pak se lideri Trabzonspor.

Presidenti i klubit Burak Elmas, sot është takuar shkurtër me trajnerin e ri Domenec Torrent dhe me futbollistët, ku e ka prezantuar timonierin.

Spanjolli Torrent ka qenë më parë ndihmës në klube si Barcelona, Bayern Munich dhe Man City ku ka punuar së bashku me Pep Guardiolan. /Telegrafi/

The post Fatih Terim shkarkohet nga Galatasaray, në vend të tij krahu i djathtë i Guardiolas për shume vite appeared first on Telegrafi.