Faton Kuqarin tash e tutje do ta shohim në këtë format televiziv

Pas një aventure disa muajshe në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, ish-konkurrenti Fation Kuqari duket se tashmë ka nisur një rrugë tjetër, por pa u shkëputur nga bota e televizionit, njofton Insajderi.

Moderatori i “Ora News”, Ronaldo Sharka, ka zbuluar se Fationi është bërë pjesë e ekranit të “RTV Ora”.

VIDEO:

Nga 11 qershori ai do të shfaqet në ekran, ku do të drejtojë një emision për 120 minuta.

“Fation Kuqari i bashkohet Rtv Ora nga 11 qershori, çdo mbrëmje në ekran për 120 minuta! Suksese”, ka shkruar Sharka në Instagram.

Fationi derisa ishte në program cilësohej si “zhurmues”, “tërheqës” dhe pëlqehej si nga vajzat e programit ashtu edhe nga publiku.

Ai ka dalë nëpër takime pothuajse me të gjitha vajzat, por më shumë afërsi kishte me Diana Lleshin dhe së fundi me Ana Kaurin./Insajderi.com