FBK me ‘dorë të hekurt’ – regjistron ndeshjen Ponte Prizreni-Peja me rezultat zyrtar, gjobit lojtarët dhe klubet me para dhe ndeshje mos-lojë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë tashmë vendim zyrtar për ndeshjen e ndërprerë mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, e cila është regjistruar me rezultat zyrtar 20:00 në favor të pejanëve.

Dita e martë ishte e ‘zezë’ për basketbollin e Kosovës, pasi pati dhunë në ndeshjen Ponte Prizreni-Peja.

Ndeshja u ndërpre nga gjyqtarët, ndërsa më vonë eskaloi në përleshje mes lojtarëve dhe stafit.

Sot (e mërkurë), FBK ka marr vendim për këtë ndeshje që ta regjistroj me rezultat zyrtar në favor të Pejës, ndërsa janë shqiptuar edhe shumë gjoba me pare dhe ndeshje mos-lojë për lojtarët.

Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, pejanët akuzojnë vendasit për dhunë pas pjesës së parë Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, pejanët akuzojnë vendasit për dhunë pas pjesës së parë

Vendim lidhur me ndeshjen Ponte Prizreni-Peja

VIDEO:

Në bazë të raportit të ndeshjes, raportit shtesë të vëzhguesit, deklaratave të gjyqtarit kryesor, gjyqtari 1, gjyqtari 2, video incizimeve  nga ndeshja e V-të gjysmëfinale të FIVE STAR Superligës së Kosovës, Ponte Prizreni – Peja te rezultati 48:49 e zhvilluar më 04.05.2021 në Prizren, Komesari i Garave pas grumbullimit të dëshmive, provave të ndeshjes merr këtë:

Vendim

Konform Nenit 39.6.4 të Propozicioneve të Garave gjyqtari i parë në konsultim me vëzhguesin e ndeshjes vendos për ndërprerjen e ndeshjes KB Ponte Prizreni – Peja pas sulmit ndaj lojtarëve të KB Peja.

KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22.

Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it.

Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro.

Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro.

Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro.

Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro.

Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro.

Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.

Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.

Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni.

Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.

13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.

Arsyetim

Vendimet e marra më lartë nga Komesari i Garave janë në bazë të deklaratave të vëzhguesit, gjyqtarit kryesor, gjyqtari 1, gjyqtarit 2, video incizimeve, dëshmive, provave dhe Konform Propozicioneve të Garave për edicionin 2020/21.

Këshilla juridike

Konform Nenit 43.1 të Propozicioneve të Garave është e lejuar ankesa te Komisioni Arbitrar më së voni 24 orë pas marrjes së vendimit.

Konform Nenit 43.2 paraqitësi i ankesës duhet të deponojë 500 euro në llogarinë e FBK-së.

Konform Nenit 43.3 ankesa e cila nuk dorëzohet me kohë apo shuma e caktuar nuk është deponuar, ankesa refuzohet dhe nuk shqyrtohet.

Konform Nenit 43.6 gjatë ndeshjeve të Play Off-it, Komisioni Arbitrar mblidhet menjëherë merr vendim për ankesën e dorëzuar.

Konform Nenit 43.10 paraqitësi i ankesës ka të drejtë ankesë brenda 24 orëve nga marrja e vendimit.

Konform Nenit 43.11 ankesa në ndeshjet e Play-Off-it paraqitet me anë të postës elektronike apo dorëzohet me shkrim.

/Telegrafi/

 

The post FBK me ‘dorë të hekurt’ – regjistron ndeshjen Ponte Prizreni-Peja me rezultat zyrtar, gjobit lojtarët dhe klubet me para dhe ndeshje mos-lojë appeared first on Telegrafi.