Federata angleze merr një hap të guximshëm, lejon katër mijë tifoz në ndeshjen gjysmëfinale të kupës

Anglia do të bëhet vendi i parë në Europë që do të ndërmarrë nismën e hapjes së dyerve të stadiumeve për të paktën katër mijë tifozë, në gjysmëfinalen e kupës, Leicester-Southampton, e parashikuar për tu luajtur në datën 17 prill, njofton Insajderi.

Sipas mediave angleze kjo nuk do të jetë një ndeshje e cila do të shërbejë për të bërë tifo, por do të jetë një eksperiment për të vështruar se si do të reagojë një person i rrethuar nga një turmë njerëzish.

VIDEO:

Bëhet me dije se spektatorët do të jenë të gjithë banorë të zonës përreth dhe jo tifozë të ardhur nga qytetet e tjera. Qeveria angleze ndërmerr kështu një hap të madh në këto kohë pandemie, siç është ai i hapjes së stadiumeve, gjë e cila ka sjellë dhe dëme të mëdha ekonomike për klubet europiane. /Insajderi.com