Federata e Arteve Mikse Marciale organizon Kampionatin e Kosovës në MMA, fituesi kualifikohet në Botëror

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK) ka konfirmuar zyrtarisht mbajtjen e Kampionatit të Kosovës në MMA për kualifikime në Kampionatin Botëror.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e arteve mikse marciale tani mund të bëhen pjesë e Kampionatit të Kosovës.

Është vet faqja zyrtare e FAMMK që ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e Kampionatit të Kosovës, i cili do të mbahet në Pejë me 27 qershor.

VIDEO:

Fituesi i Kampionatit do të kualifikohet për Kampionatin Botëror që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kampionati i Kosovës është i hapur për të gjitha moshat.

FAMMK gjithashtu ka kërkuar nga të gjithë ata që do të marrin pjesë në turne të dërgojnë një e-mail në [email protected] dhe të tregojnë sa pjesëmarrës do të marrin pjesë dhe emrin e palestrës së bashku me emrin e trajnerit.

Më pas të gjithë të interesuarit do të marrin nga një formular regjistrimi të cilin më pas do të plotësojnë dhe ta kthejnë prapë. /Telegrafi/

The post Federata e Arteve Mikse Marciale organizon Kampionatin e Kosovës në MMA, fituesi kualifikohet në Botëror appeared first on Telegrafi.