Fernando Torres i thotë Saulit që të refuzojë Barcelonën dhe të kalojë te Liverpooli

Liverpooli mund t’ia shoh hajrin Fernando Torresit në këtë verë, duke transferuar Saul Niguezin nga Atletico Madridi.

Është duke u raportuar në kohët e fundit se Barcelona dhe skuadra nga qyteti i Madridit janë në bisedime për të shkëmbyer Saulin me Antoine Griezmannin.

VIDEO:

Por, Torres thuhet se e ka kontaktuar mesfushorin e Atleticos dhe i ka thënë që të refuzojë Barcelonën dhe të kalojë te Liverpooli, raporton Mercado ATM.

The Reds dhe Blaugranasit janë aktualisht dy skuadrat më të interesuara për lojtarin, derisa nuk mun të përjashtohet as Manchester United.

Por, Atletico Madridi nuk heq dorë aq lehtë nga lojtari dhe po kërkon mbi 50 milionë euro.

Liverpooli mund të ketë një përparësi falë intervenimit nga El Ninjo që mund ta bind Saulin që të kalojë në Anfield. /Telegrafi/

The post Fernando Torres i thotë Saulit që të refuzojë Barcelonën dhe të kalojë te Liverpooli appeared first on Telegrafi.