Festa e Kurban Bajramit, hedhen në rrugë mbetjet e kafshëve

Besimtarët myslimanë në Kosovë janë duke festuar festën e Kurban Bajramit, e ku dje ishte dita e parë e kësaj feste.

E, sipas traditës islame, në ditën e Kurban Bajramit duhet të theret edhe një kafshë, ku mishi duhet të ndahet me familjarët e personat në nevojë.

Therja e kafshëve bëhet në vende të caktuara, mirëpo disa qytetarë janë treguar të papërgjegjshëm duke hedhur kështu mbetjet e kafshëve nëpër rrugë.

VIDEO:

Në pamjet që tashmë kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se mbeturinat e kurbanëve janë hedhur në rrugët e fshatit Bajnicë të Ferizajt.

Për këtë rast, qytetarët thonë se kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës.

The post Festa e Kurban Bajramit, hedhen në rrugë mbetjet e kafshëve appeared first on Telegrafi.