Festa e madhe e Man Cityt pas fitores ndaj PSG-së dhe kalimit në finalen e Ligës së Kampionëve

Kalimi në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ka gëzuar pa masë klubin e Manchester Cityt, i cili festoi shumë në zhveshtore pas triumfit ndaj Paris Saint-Germain.

City triumfoi me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Etihad.

Golat u shënuan të dyja nga Riyad Mahrez, ndërsa City siguroi finalen e madhe me rezultat të përgjithshëm 4-1.

VIDEO:

Manchester City vendos rekord në Ligën e Kampionëve pas triumfin kundër PSG-së Manchester City vendos rekord në Ligën e Kampionëve pas triumfin kundër PSG-së

Ky kualifikim në finale vjen për herë të parë në histori të klubit dhe kjo bëri që gëzimi i tyre të ishte i madh.

Pas ndeshjes, lojtarët, stafi dhe drejtuesit festuan si të ‘çmendur’ në zhveshtore këtë kualifikim.

Video e festës është ndarë nga portieri rezervë i Cityt, Zack Steffen, i cili e shpërndau në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Festa e madhe e Man Cityt pas fitores ndaj PSG-së dhe kalimit në finalen e Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.