FIFA ia ndalon Bajramit të luajë me Shqipërinë

FIFA nuk do ta lejojë Nedim Bajramin që të luajë me Shqipërinë.

Shqiptari që është lindur në Zvicër, mori pasaportën e Shqipërisë me shpresë që do t’i mbronte ngjyrat kuq e zi.

VIDEO:

Gazeta “Blck”, ka raportuar se FIFA ia ka ndaluar këtë.

Rregullorja e thotë se në rast se një lojtar pasi mbush 21 vjeç, luan me një kombëtare një ose më shumë ndeshje, qoftë ajo edhe e 21-vjeçarëve, atëherë nuk mund të ndryshojë kombëtaren dhe të luajë me një tjetër. /Insajderi.com