FIFA po tenton komercializojë edhe më shumë futbollin – rregulla e re acaron edhe më shumë tifozët e Ligës Premier

Ligjvënësit në futboll do të diskutojnë një kërkesë për të rritur intervalet e pjesës së parë nga 15 minuta në 25, në mënyrë që sporti më i shikuar në botë të prezantojë argëtimin e stilit Super Bowl në mes të ndeshjeve.

Ideja erdhi nga CONMEBOL, i cili besonte se do të përfitohej nga garat e tyre, siç është Copa Libertadores, finalja e të cilit do të luhet mes Palmeiras dhe Flamengo këtë të shtunë.

Ndryshimi i ligjeve do t’i mundësonte futbollit anglez të prezantojë gjithashtu shfaqje ekstravagante në pushimin e pjesës së parë, të tilla si muzikë live në mes të finales së Kupës FA në stadiumin Wembley.

Extending half-time to 25 minutes would allow for Super Bowl-style entertainment shows

VIDEO:

Ligjvënësit IFAB do të takohen të enjten për “Takimin e tyre Vjetor të Biznesit”, të kryesuar nga organi më i lartë në futboll, FIFA.

Agjenda e takimit nuk përmend Ligjin 7 – seksioni që detajon sa kohë mund të zgjasë pjesa e parë – por Sportsmail raporton se do të diskutohet në fund të mbledhjes virtuale.

Duket e pamundur që kërkesa e CONMEBOL të mbështetet, megjithatë, me panelet këshilluese të IFAB që kanë shprehur tashmë shqetësimet e tyre se një periudhë më e gjatë pasiviteti mund të rrisë rrezikun e lëndimeve të lojtarëve.

Football's lawmakers IFAB will discuss the length of half-time at a meeting on Thursday

Ligjet aktuale të lojës thonë “lojtarët kanë të drejtë të pushojnë pas pjesës së parë, jo më shumë se 15 minuta”. Një përpjekje e ngjashme për të rritur kohëzgjatjen në 20 minuta në vitin 2009 ishte e pasuksesshme.

FIFA ishte pas kësaj shtytje, por mbështetësit e kritikuan atë si një përpjekje të hapur për të komercializuar lojën dhe për të mbushur xhepat e tyre.

CONMEBOL tha se qëllimi i tyre ishte të përmirësonin spektaklin për tifozët, duke thënë se transmetimi televiziv i shfaqjeve të pjesës së parë është pritur shumë mirë në sportet e tjera në mbarë botën.

CONMEBOL, the South American governing body, are behind the money-spinning concept

Federata mësohet se ka pretenduar madje se koha shtesë do t’u mundësonte trajnerëve të përgatisin më mirë lojtarët e tyre taktikisht për pjesën e dytë, duke përmirësuar kështu cilësinë e futbollit në shfaqje.

Megjithatë, konsiderata tjetër është se sa më shumë para do të fitohen nga këta minuta shtesë mes pjesëve, siç dëshmohet nga ekstravaganca e futbollit amerikan çdo vit.

Pjesët në NFL kanë tendencë të zgjasin rreth 12 minuta. Në Super Bowl, megjithatë, ato mund të zgjasin deri në 30 minuta. /Telegrafi/

The post FIFA po tenton komercializojë edhe më shumë futbollin – rregulla e re acaron edhe më shumë tifozët e Ligës Premier appeared first on Telegrafi.