Fifi në mbështetje të Beatrix: Unë jam këtu

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj nuk po i përjetojnë çastet më të mira në lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Këngëtarja dhe aktori kanë diskutuar për një kohë të gjatë të martën mbrëma pas spektaklit, kur Ramosaj kishte folur për pasiguritë e saj për këtë lidhje duke komentuar sjelljet e aktorit.

Sidoqoftë, në fund pas të gjitha diskutimeve, çifti është puthur duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre mund të përmirësohet.

VIDEO:

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Në ndërkohë, nuk ka munguar mbështetja e ish-pjesëtares Big Brother VIP, Filloreta Raçi, për Trixën, e cila ka miqësi edhe me Donaldin.

‘Mendoj se ti ke nevojë të rrish vetëm që t’i kuptosh gjërat’ – Krisje në raportin mes Donaldit dhe Beatrix? ‘Mendoj se ti ke nevojë të rrish vetëm që t’i kuptosh gjërat’ – Krisje në raportin mes Donaldit dhe Beatrix?

“Bebi jem, jam këtu”, është përshkrimi që Fifi u ka vënë disa fragmenteve të përbashkëta me Beatrix brenda shtëpisë.

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Ndërkaq, në një njoftim për fansat e saj, këngëtarja ka paralajmëruar befasi me gjëra të mira.

“Nanushi Fifi do t’ju befasojë me shumë gjëra të mira… Së shpejti”, është mbishkrimi një fotografie të shpërndarë në InstaStory. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/fifi.official.fr)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

The post Fifi në mbështetje të Beatrix: Unë jam këtu appeared first on Telegrafi.