Fifi shijon lirinë pas 50 ditësh izolimi në BBV, publikohen video teksa feston dhe hidhet nga gëzimi në apartamentin e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP pas 50 ditësh izolimi.

Ajo u tregoi banorëve se ka nevojë të punojë më shumë me veten dhe se kjo është arsyeja e largimit të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Me të dalë nga Big Brother VIP, ajo është mirëpritur nga shoqëria e saj e ngushtë, të cilët e kanë vizituar menjëherë dhe kanë publikuar imazhe të ndryshme me të në rrjetet sociale.

Fifi mirëpritet ngrohtë nga ish-banorët e Big Brother VIP pas daljes nga shtëpia Fifi mirëpritet ngrohtë nga ish-banorët e Big Brother VIP pas daljes nga shtëpia

VIDEO:

Ka qenë balerini Gracioni Tagani, ai i cili fillimisht publikoi një video të Fifit, ku këngëtarja e famshme shihej e lumtur në apartamentin e saj, teksa hidhej nga gëzimi.

Më pas, shoqja tjetër e saj, Argjira, ka hedhur gjithashtu në InstaStory një video të sajën, ku shihet teksa lexon në telefonin e saj.

Sabiani 'shpërthen' në të qara nga befasia që i vjen nga ajri në shtëpinë e Big Brother VIP Sabiani 'shpërthen' në të qara nga befasia që i vjen nga ajri në shtëpinë e Big Brother VIP

“Fifi është në shtëpi”, ka shkruar mikesha e saj në mbishkrimin e imazhit.

Këngëtarja e hitit “Marova” përndryshe ka qenë e nominuar këtë javë për të dalë nga shtëpia, së bashku me banoret Semi Japuaj dhe Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

The post Fifi shijon lirinë pas 50 ditësh izolimi në BBV, publikohen video teksa feston dhe hidhet nga gëzimi në apartamentin e saj appeared first on Telegrafi.