Fifit i bie të fikët live në emision

Kantautorja Fifi është alivanosur mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP.

Teksa po debatonte me opinionisten Balina, ajo filloi të kërkonte largimin me vetë dëshirë nga shtëpia.

Duke debatuar asaj papritur i ra të fikët dhe u rrëzua në dysheme.

VIDEO:

“Ua ha bukën të gjithëve”, Fifi në një diskutim të radhës me banorët tregon se ka qenë pre e bullizmit “Ua ha bukën të gjithëve”, Fifi në një diskutim të radhës me banorët tregon se ka qenë pre e bullizmit

Banorët kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmë e parë dhe emisioni është  ndërprerë.

Fifi përndryshe është kritikuar shpesh për gjendjen e saj të rënduar emocionale që ka shfaqur brenda shtëpisë së Big Brother VIP. /Telegrafi/

The post Fifit i bie të fikët live në emision appeared first on Telegrafi.