Fillimisht bëri ftesë për pjesëmarrje, e më pas anuloi audicionin kur u lajmëruan 1.000 femra në klubin e striptizit

Audicioni për valltare në një klub striptizi në Las Vegas, do të duhej të hapej së shpejti, por ai u ndërpre ende pa filluar pasi ishin lajmëruar mbi 1.000 femra.

Aty filloi shtyrja dhe përplasja, duke i detyruar organizatorët që u munduan ta shmangin një situatë të tillë nga Astroworldi, ta anulojnë, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

“Është e tepërt dhe mbingarkuar, duhet të shkoni në shtëpi. Të gjithë patë se çfarë ka ndodhur në koncertin e Travis Scot – më mirë mblidhini gjësendet dhe largohuni”, tha organizatori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by COMING SOON 🧊🧊🧊🧊 (@club_ice_vegas)

Klubi i striptizit më herët i ka uruar mirëseardhjen njerëzve që dëshironin të ndjekin nga afër procesin e audicionit.

“Lirisht ejani, lajmërohuni. Gjithashtu përshëndetim edhe opinionin e gjerë dhe i bëjmë thirrje që të vijnë të ndjekin audicionin”, thuhej në kumtesën e fundit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by COMING SOON 🧊🧊🧊🧊 (@club_ice_vegas)

Në videon e filmuar nga audicioni, shihen femrat lakuriq duke vallëzuar derisa grumbuj parash “fluturonin” në ajër. /Telegrafi/

The post Fillimisht bëri ftesë për pjesëmarrje, e më pas anuloi audicionin kur u lajmëruan 1.000 femra në klubin e striptizit appeared first on Telegrafi.