Fillon procedura për heqjen e licensës së “Besa Trans”

heqja e licensës

Ministria e Transportit në Maqedoninë e Veriut ka filluar procedurat për revokimin e licnesës së kompanisë turistike “Besa Trans”, ku në njëri nga autobusët e kësaj kompanie u aksidentua dje dhe la 45 të vdekur.

VIDEO:

Kështu ka bërë të ditur ministri i këtij dikasteri, Blagoi Boshvarski, i cituar nga ministria, përcjell lajmi.net.

“Autobusi i vënë në flakë nuk ishte i regjistruar  si mjet transporti në përputhshmëri me Artikullin 11, paragrafin 5 të Ligjit për Transportit, si dhe nuk figuron në databazën elektronike të ministrisë”, theksoi Boshvarski.

Ministria, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe autoritetet bullgare po bashkëpunojnë që të zbulojnë të gjitha shkaqet e tragjedisë.