Fitimi i lotarisë, kthehet në makth për një çerdhe në Meksikë

Disa prindër në Meksikën jugore thonë se po kërcënohen nga një bandë pasi çerdhja e fëmijëve të tyre fitoi 950 mijë dollarë në një lotari.

Çerdhja ka shumë nxënës gjersa prindërit e tyre u vunë në krye të administrimit të çmimit të fituar. Menjëherë pasi fitorja e tyre u bë publike, ata morën kërcënime nga një grup i armatosur, i cili kërkonte që t’i përdornin paratë për të blerë armë për bandën.

Familjet thonë se u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre dhe kanë jetuar shumë keq, raporton bbc.

VIDEO:

Dhuna e bandave është e përhapur në shtetin meksikan gjersa grupet e armatosura shpesh përpiqen të rekrutojnë vendas në luftën e tyre me rivalët për kontrollin e territorit, transmeton Telegrafi.

Një listë me 100 fituesit u shpall më shtator të vitit 2020 dhe u botua në gazetat meksikane. Fidanishtja e vogël në fshatin indigjen të Ocosingo ishte ndër fituesit. Ndërsa fitimi i papritur ishte shkak për festë në fillim, por problemet filluan menjëherë pasi u përhap lajmi.

Anëtarët e shoqatës së prindërve thonë se ata filluan të merrnin kërcënime nga një grup i armatosur i quajtur Los Petules, i cili kërkonte që paratë e çmimit të përdoreshin për të blerë armë për bandën që thuhet se kishte planifikuar të sulmonte një grup rival në një fshat fqinj.

Prindërit refuzuan dhe në vend të kësaj, një pjesë të parave i shpenzuan për një çati të re të çerdhes. Kërcënimet u shtuan këtë vit kur prindërit vendosën të përdorin rreth 660 mijë dollarët e mbetur për të përmirësuar fshatin e tyre.

Në muajin mars, një baba u qëllua nga anëtarët e bandës të cilët kërkuan që ai të dorëzonte paratë e çmimit. Muajin e kaluar situata u përshkallëzua më tej kur banda thuhet se sulmoi gratë dhe fëmijët në fshat, duke bërë që 28 familje të iknin. /Telegrafi/

The post Fitimi i lotarisë, kthehet në makth për një çerdhe në Meksikë appeared first on Telegrafi.