Fjalët e para të David Alaba si lojtar i Real Madridit: Klubi ma ofroi numrin 4, jam i lumtur që jam këtu

Real Madridi ka prezantuar David Alaban që vjen si lojtar i lirë nga Bayern Munich. 

Lojtari ka thënë se ëndrra i është bërë realitet, pasi zbaroi në “Santiago Bernabeu”.

VIDEO:

“Për mua është një ëndërr që bëhet realitet. Është klubi më i madh në botë dhe natyrisht më mbush me krenari të jem këtu”.

Alaba do të veshë fanellën me nr. 4 që u la i lirë nga ish-kapiteni Sergio Ramos.

“Epo, unë fola me klubin për këtë. Ata më ofruan këtë numër, sepse nuk kishte asnjë numër tjetër të mundshëm. Unë e di se çfarë do të thotë ky numër për klubin”.

“Për mua, veshja e tij është diçka që më motivon shumë. Është një numër që tregon forcë dhe udhëheqje. Unë do të jap gjithçka”.

“Unë nuk kam ardhur këtu për ta krahasuar veten me lojtarët e tjerë, unë jam këtu që të jem David Alaba dhe të vazhdoj të jem ai që jam. Ky është qëllimi im, megjithëse unë gjithashtu dua të kontribuoj në aftësitë dhe pikat e mia të forta”, ka thënë austriaku. /Telegrafi/

The post Fjalët e para të David Alaba si lojtar i Real Madridit: Klubi ma ofroi numrin 4, jam i lumtur që jam këtu appeared first on Telegrafi.