Fjalët e para të Jose Mourinhos si trajner i Romës: Pasioni i tifozëve dhe vizioni i klubit më bindën që të bashkohem

Jose Mourinho ka thënë se dëshiron të krijojë një projekt fitues te Roma dhe zgjodhi Giallorossët për pasionin e jashtëzakonshëm që kanë tifozët për klubin.

58-vjeçari do të kthehet në Serie A, në fillimin e sezonit 2021-22, marrëveshje që tashmë është konfirmuar nga të gjitha palët.

Ai vjen te Roma me një bagazh të jashtëzakonshëm, me 25 trofe të mëdhenj të fituar me klube si FC Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham.

VIDEO:

Ai ka pranuar një kontratë tre-vjeçare dhe do të pasojë Paulo Fonsecan pas sezonit.

“Faleminderit familjes Friedkin për zgjedhjen time për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe për të qenë pjesë e vizionit të tyre”.

“Pas takimeve me pronarët dhe Tiago Pinton, unë menjëherë kuptova shkallën e plotë të ambicieve të tyre për AS Romën. Është e njëjta ambicie dhe nxitje që gjithmonë më ka motivuar dhe së bashku duam të ndërtojmë një projekt fitues gjatë viteve të ardhshme”.

“Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm”.

“Ndërkohë, unë i uroj Paulo Fonsecas të gjitha të mirat dhe shpresoj që media të vlerësojë vendimin që unë do të flas më tej në kohën e duhur. Daje Roma!”, ka shkruar Mourinho. /Telegrafi/

The post Fjalët e para të Jose Mourinhos si trajner i Romës: Pasioni i tifozëve dhe vizioni i klubit më bindën që të bashkohem appeared first on Telegrafi.