Fjolla Morina arrestohet nga Policia e Kosovës

Ka përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta se ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur nga ata në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit.

VIDEO:

Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar. /Telegrafi/

The post Fjolla Morina arrestohet nga Policia e Kosovës appeared first on Telegrafi.