Flet drejtoresha e shkollës ku kërceu nxënësi nga kati i dytë, thotë se nuk ka pasur probleme

Detaje te reja

Drejtoresha e shkollës “Asdreni” në Pejë, Agime Lajqi, ka folur në lidhje me rastin e hedhjes së nxënësit nga kati i dytë.

VIDEO:

Lajqi tha se ky është një rast i ndjeshëm për shkollën, teksa shtoi se nuk kanë informacion se çka e ka shtyrë nxënësin që të hidhet, njofton Klankosova.tv.

“Ky rast është i ndjeshëm për shkollën, për nxënësit, kanë kaluar një ditë shumë të vështirë, është ndër ngjarjet më të vështira që kemi përjetuar sot”, tha drejtoresha.

“Me rastin është duke u marrë policia, teksa nuk ka pasur asnjë problem, asnjë incident që e ka detyruar që djali të hidhet nga dritarja”.

“Në radhë të parë urojmë që djali të marrë veten dhe pastaj ta trajtojmë ngjarjen si rast, se çka e ka shtyrë për ta bërë një gjë të tillë”.