Flet një i mbijetuar nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Ka folur një i mbijetuar nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari ku kanë ndërruar jetë 46 njerëz nga Maqedonia e Veriut, i cili ka thënë se ka pas shpërthim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është dëgjuar një shpërthim i fortë, unë dhe 7 pasagjerë tjerë kemi mundur të ikim nga autobusi i aksidentuar ndërsa tjerët nuk mundën të ikin” kjo ka qenë një nga deklaratat e njërit nga të mbijetuarit e aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, i cili ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev.

VIDEO:

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia, nga i cili kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre kanë qenë të mitur. /Telegrafi/

Mësohen informacione për autobusin e aksidentuar në Bullgari Mësohen informacione për autobusin e aksidentuar në Bullgari

The post Flet një i mbijetuar nga aksidenti i autobusit në Bullgari appeared first on Telegrafi.