Florian Marku detyron trajnerin e Charlton të dorëzonte meçin

Një ndeshje e vërtetë boksi ishte ajo mes Florian Marku dhe Rylan Charlton. Ky duel ishte për kategorinë velter, ndërsa nga nëntë duele në boksin profesionist, Marku ka tetë fitore dhe vetëm një barazim, njofton Insajderi.

Meçi ishte paraparë të zhvillohej me 10 raunde, mirëpo në raundin e tetë, grushtat e shqiptarit rezultuan të fortë për Charlton, që kurrsesi nuk mund të dorëzohej pa marrë edhe goditjen e fundit.

VIDEO:

Për t’ia lehtësuar vuajtjet ka menduar trajneri që hodhi peshqirin në shenjën e dorëzimit, ndërsa Marku vraponte në ring me peshqirin e marrë. Gjithçka mund të mbyllej në raundin e katërt me “Knock-Out”, teksa boksieri shqiptar e bëri Charlton të humbte disa herë baraspeshën. Në këtë rast do të ishte gongu që do të shpëtonte kundërshtarin.

I vetmi moment i vështirë për Markun ishte në raundin e gjashtë duke u shtrirë në tokë, megjithatë arriti që t’i shpëtonte humbjes. Boksieri shqiptar tregoi një stil që pëlqehet shumë nga tifozët, ndryshe nga Charlton.

Gjatë gjithë kohës zgjodhi që të provokonte Charlton duke qëndruar në disa raste i pambrojtur për të marrë disa grushta dhe për të thënë: “Asgjë, asgjë, këto grushta nuk janë asgjë. Unë nuk jam Joe Laws (e mundi Charlton me KO). Kjo është humbja e parë për Charlton pasi numëronte pesë fitore dhe një barazim. /Insajderi.com